10 shenjat jo romantike që tregojnë se ke gjetur shpirtin binjak

Dashuria është e bukur, magjike, por mbi të gjitha e përditshme.

Përpos gjesteve romantike, të cilat sigurisht, janë speciale, një rëndësi shumë të madhe janë edhe veprimet e përditshme.

Si ta dish që ke gjetur personin e zemrës, ta tregojnë këto shenja:

1. Argëtohesh pa fund kur bën shopping me të.

2. Je 100% vetvetja.

3. Nuk stepesh për t’i kërkuar ndihmë dhe e anasjellta.

4. Ndan me të një “gjuhë të përbashkët” komunikimi, batuta dhe shaka që vetëm ai/ ajo i kupton.

5. Kur përgatit ushqimin e preferuar, ka më shumë në pjatën e tij/ saj.

6. Di pothuajse gjithçka për atë.

7. Ta ngroh zemrën edhe një veprim i vogël si: larja e enëve, rregullimi i krevatit, etj.

8. E shijon kohën me të dhe gjen gjithmonë diçka për të folur.

9. Edhe kur partneri/ ja gërhet apo fle me gojë hapur, për ty është super cute.

10. I di defektet e tij/ saj dhe i pranon me shumë dashuri.