Si mendoni se i keni marrëdhëniet me seksin?
Nëse diçka nuk shkon, me siguri e keni vënë re, por nëse jeni në mëdyshje ose mbase nuk doni ta pranoni, zbuloni shenjat më poshtë dhe bëjini një vlerësim vetes:
#1 – Mendoni vetëm për kënaqësinë tuaj.
#2 – Jeni të fokusuar vetëm tek orgazma.
#3 – E keni me aq nxitim, sa duket sikur jeni në garë me dikë tjetër.
#4 – Nuk e kërkoni asnjëherë atë që dëshironi: Partneri s’mund t’ju lexojë mendjen.
#5 – Nuk flisni kurrë për seksin.
#6 – Kur ai/ajo të përmend diçka rreth seksit – sillesh si i/e ofenduar.
#7 – Direkt pas marrëdhënies, partneri/ja tërhiqet nga ju.
#8 – Nuk i kushtoni rëndësinë e duhur paralojës.
#9 – Nuk masturboheni.
#10 – Keni probleme me imazhin e trupit tuaj.
#11 – Nuk bëni seks oral në mënyrë reciproke: Ti dëshiron që parneri/ja t’jua bëjë juve, por ju nuk pranoni ta bëni për ta.
#12 – Keni frikë të provoni gjëra të reja apo t’i thoni partnerit/es se çfarë doni të provoni.
#13 – Në familjen tuaj, seksi është menduar gjithnjë si diçka “e keqe”.
#14 – Ofendoheni nëse partneri ju thotë se çfarë të bëni herës tjetër.
#15 – Nuk prekeni thuajse fare pas seksit.
Lajmi i mirë është se me pak praktikë dhe komunikim të hapur, ju mund të keni seksin më të mirë të jetës suaj dhe asnjë nga shenjat e mësipërme nuk do jetë shqetësim për ju.
Mos u shqetësoni, thjesht punoni më shumë me veten dhe partnerin. Mendojeni gjithë procesin si kënaqësi dhe jo detyrë, sepse i tillë është.
Burimi: Muscle & Fitness, Bustle