Patjetër që tërheqja fizike dhe flirti janë interesante.
Ndezin emocione të reja dhe në rastin më të mirë, të bëjnë të përjetosh sërish ndjesinë e dashurisë me shikim të parë.
Pastaj, kur koha të ketë kaluar dhe ndjen se ti dhe partneri yt jeni në nivel tjetër, kërkon atë tërheqjen që të duhet për një raport jetëgjatë: lidhjen emocionale.
Shumë njerëz me kalimin e kohës kuptojnë që kimia është shumë më tepër sesa thjesht tërheqje fizike, është komunikimi intim dhe përfshirja në emocionet e njëri-tjetrit.
Si mund ta ndërtoni dhe ta bëni më të qëndrueshme tërheqjen emocionale?!
1. Jepini atij vëmendjen tuaj të plotë!
Të qënit prezent ka shumë fuqi, por këtu se kemi fjalën vetëm për prezencën fizike. Përfshihu në biseda, trego interes dhe përkujdesje ndaj njeriut që ke përballë. Elemino çdo gjë që të shpërqëndron dhe bëhu dëgjues i mirë!
2. Shpeshtoni kontaktin me sy
Tërheqja emocionale bazohet tek ndarja e ndjesive me personin tjetër. Duke bërë kontakt me sy të shpeshtë ti bëhesh më shumë empatik dhe komunikimi mes jush edhe më intim. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për t’u parë në sy thjesht sepse duhet të shiheni. Shoqërojeni me lidhje emocionale.
3. Shkoni përtej raportit sipërfaqësor
Merruni me ndërtimin e themeleve të këtij raporti. Bëni biseda të thella që janë më shumë sesa gjërat që sheh në dukje. Pasi të keni krijuar bazën e fortë, shijoni sipërfaqën.
4. Ktheni interesat që keni në eksperienca
Një nga mënyrat më të mira për të forcuar lidhjen emocionale është të ktheni interesat në eksperienca bashkë. Nëse njeriu me të cilin ti shoqërohesh do të dalë për ecje në mëngjes, bashkohu dhe ti më të dhe e kundërta. Ndani bashkë gjërat që ju pëlqejnë. Edhe flirti që vjen më pas do të jetë më interesant!
5. Mos ki frikë të jesh i ndjeshëm kur flet për veten
Për të krijuar një bazë emocionale të fortë me partnerin duhet të lësh veten të lirë. Pra të ndihesh e sigurtë edhe kur flet me të për frikërat më të mëdha, për dilemat apo pasiguritë që ndjen. Vetëm kështu mund të kuptosh kë ke përballë dhe sa gjatë mund të shkojë ky raport.
6. Flit përballë, jo me mesazhe
Nëse doni të keni tërheqje emocionale, futini gjithë shqisat në punë! Asgjë s’e zëvendëson fuqinë e gjuhës së trupit, pavarësisht sa komode ju duken mesazhet. Nëse është e pamundur të jeni përballë, përdorni zërin përmes një mesazhi zanor.
7. Bëjini atyre një nder
Nëse bëni diçka të mirë për ta, i tregoni që i keni patur në mendje dhe gjesti, sado i vogël tregon shumë. Eshtë një strategji që më shumë gjasa ka t’i bashkojë njerëzit sesa t’i ndajë.
8. Dilni me çifte të tjerë
Sidomos në fillimet tuaja! Kur dilni me të tjerë, marrëdhënia juaj emocionale merr tjetër formë dhe bëhet më e fortë. Ti e sheh partnerin në të tjera situata dhe mënyra sesi ndërvepron është shumë e rëndësishme.
9. Rritu bashkë me këtë raport
Punën më të madhe në çdo raport e kemi me veten. Që do të thotë, se një marrëdhënie shkon mirë nëse ju shkoni mirë me veten dhe dini si të menaxhoni ndjesitë, situatat apo reagimet tuaja.
10. Mbaj mend gjërat që ata kanë ndarë me ty
Mbaji mend ato detajet e vogla që mund të ketë treguar në fillimet tuaja. Kjo tregon që ke qenë i vëmendshëm dhe ke investuar kohë (në subkoshiencën tënde) për një të ardhme me të.
Burimi: Bustle