Nëse jeta jote romantike s’është aty ku ti do të doje të ishte, ndoshta është koha të reflektoni paksa. Shihni çfarë nuk shkon tek vetja, çfarë bëni ju për të takuar njerëz të rinj, por mbi të gjitha çfarë s’duhet të bëni nëse doni një partner të ri.
1. Mos dilni në përfundime të nxituara
Ndonjëherë në mendjen tonë krijojmë pritshmëri për njerëzit duke e gjykuar situatën apo raportin vetëm nga ana jonë. Kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të re, sigurisht që emocionet bëjnë të vetën, por përpiquni t’i merrni gjërat më ngadalë. Mos krijoni skenare që mbeten thjesht të tilla në mënyrë që të mos zhgënjeheni.
2. Ndaloni së ndjekuri ato xixat që ndjeni në fillim
Përpiquni të shkoni drejt thelbit. Përmbajtja e marrëdhënies që po krijoni. Mos dilni në konkluzione të shpejta dhe jepini vetes dhe atij një shans të dytë apo të tretë për t’u njohur më shumë.
3. Mos prisni derisa gjithçka të jetë perfekte
Ju mund të mendoni se duhet të keni një apartament perfekt, një qenush dhe të keni bërë një udhëtim të gjatë në Europë para se ta konsideroni veten gati për njohjen e radhës. Jo, gjëra nuk shkojnë kurrë sipas radhës që doni ju, prandaj jetoni momentin dhe bëni më të mirën e asaj çfarë jeni duke bërë.
4. Mos u fiksoni pas një tipi njeriu
Nëse vazhdimisht fiksimi yt lidhet vetëm me një lloj tipologjie, duhet ta rishihni situatën. Ndoshta ato karakteristika që mendoni se pëlqeni s’bëjnë për ju. Provoni të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të njiheni me dikë që është ndryshe nga tipi që keni menduar se do të donit në krahun tuaj.
5. Mos bëni krahasime me ish-at
Ndonjëherë duket e pamundur të mos e bësh këtë, por duhet të përpiqeni. Njerëzit nuk janë njësoj prandaj jini të hapur ndaj njerëzve të rinj.
6. Mos i injoroni shenjat e rrezikshme
Thënë këtë, nëse keni dalë në disa takime dhe keni vënë re flamuj të kuq, por sërish i justifikoni nga dëshira për t’i parë sërish, po i bëni dëm veten në afatgjatë. Eshtë e thjesht t’i injorosh çfarë s’të pëlqen në fillim të lidhjes, por janë pikërisht të njëjtat gjëra që bëhen shkak për ndarje nëse raporti thellohet.
7. Mos u përpiqni të jeni ai/ajo që s’jeni
Nëse keni dëshirë të ndryshoni stil veshjeje, t’i ktheheni shkollës apo të bëni gjëra që s’i keni bërë më parë, bëjini, por vetëm nëse i ndjeni vërtetë. Pra mos u nisni nga ideja që duhet t’i bëni përshtypje dikujt. Kjo nuk do të zgjasë.
8. Mos u fikso pas “rregullave” të pashkruara
Mos u puth në takimin e parë, nëse s’të shkruan nuk është për ty, etj, etj, etj. Në botën e njohjeve nuk ka receta fikse, prandaj mos u kapni pas gjërave të tilla.
9. Mos mendoni që detyrimisht ata janë të duhurit
Eshtë e vështirë, por mos e mendoni çdo takim të ri sikur ai është 100% i duhuri. Vendosni prioritet veten dhe përqëndrohuni tek gjërat që doni ju nga kjo lidhje, nevojat tuaja apo gjërat që ju japin kënaqësi.
10. Mos injoro limitet e tua
Vetëm se ke dëshirë të jesh në një lidhje, s’do të thotë shkelësh mbi parime, vlera apo limitet e tua.
Burimi: Bustle