Disa hajdutë thyejnë murin në banjot e Apple Store dhe vjedhin mbi 400 produkte Apple

Hajdutët kanë vjedhur pajisje me vlerë rreth $500,000 nga një dyqan Apple Store në Washington, pasi thyen murin e banjos të dyqanit nga një kafene ngjitur.

Media lokale KOMO raporton se hajdutët arritën të vidhnin mbi 400 produkte të ndryshme të kompanisë, duke përfshirë këtu iPhone, iPad dhe Apple Watches.

Menaxheri i kafenesë ngjitur me Apple Store, Eric Marks tregoi:

“Dera jonë kryesore ka qenë e mbyllur, por hajdutët e thyen atë. Ata krijuan një gropë të madhe në murin që me sa duket ndan kafenenë me dhomat e pasme të Apple Store. Unë nuk kisha asnjë ide se sa pranë tyre ne ishim.”

Sipas 9to5Mac hajdutët morën gjithçka që mund të gjenin në dyqan dhe më pas u larguan nga e njejta vrimë në mur që kishin hapur.

Policia ka nisur të investigojë ngjarjen në këtë dyqan dhe ka treguar se ky operacion është i mirë-organizuar, pasi në dyqan nuk u gjetën shenja gishtash nga hajdutët. Regjistrimet e kamerave nga dyqani nuk janë shpërndarë me mediat për shkak të investigimeve që vazhdojnë të kryhen.

Seattle Coffee Gear tregoi se kishin ndërruar kyçet e dyerve pas këtij sulmi si dhe vrimën në mur, të cilat i kishin kushtuar rreth $1,800.

Nga ana tjetër hajdutët nuk janë në gjendje të aktivizojnë pajisjet e vjedhura pasi kompania mund të bllokojë numrin serial dhe IMEI të smartphone-ve të vjedhur