Pak javë më parë u duk se pati një krisje mes Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani.
Moderatorja u shpreh në atë periudhë se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.
Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme nga BBVA dhe personi i parë me të cilin komunikoi dhe bëri një foto ishte pikërisht Efi.
E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se nuk ka diçka për të sqaruar me ish-konkurrenten dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë njësoj.
“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë do vazhdojë”, ka përfunduar Kiara.
