Në mbrëmjen pas spektaklit ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur, Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë për lojën që ajo po bën në shtëpi.
Kiara po ashtu u shpreh te Olta se që prej 3 muajsh ka diçka që po e mban të fshehtë, por nuk mund ta thoshte aty dhe se do ja tregojë kur të dalin jashtë.
Kiara: E kam pak se ngaqë jam përshtatur këtu 3 muaj, dhe më tremb realiteti jashtë. Është një sfidë për momentin, por që do më kalojë. Kam shumë e shumë gjëra që ndoshta do kenë mundësinë t’i diskutojmë jashtë dhe do ta kuptosh.
Olta: Jashtë Luizi nuk më ndan dot nga ty.
Kiara: Do të kuptosh një gjë që unë e kam mbajtur për 3 muaj përbrenda.
Olta: Kam përshtypjen që e di
Kiara: Jo nuk e di, se se kemi folur.