“Gruaja i ka mbajtur shënim kush më ka nominuar”, Armaldo ua thotë troc banorëve të BBV

Mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP” ishte i ftuar banori më i fundit i larguar nga shtëpia, Armaldo Kllogjeri.

Gjatë momentit që u përshëndet me pjesën tjetër të banorëve, Armaldo u tha se tashmë e di se kush e ka nominuar pasi gruaja e tij i ka mbajtur shënim.

“Gruaja m’i kishte mbajtur shënim kush më kishte nominuar, përveç Oltës të gjithë më kishit nominuar”- tha Armaldo.

Fjalëve të Maestros iu përgjigj Olta e cila tha se po i mungon në atë shtëpi.

“E kam përmendur shumë. Duhet ta pranoj se largimi i tij më ka lënë shumë boshëllëk”-tha Olta.