Për 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, Luizi i bëri një surprizë mjaft të bukur partneres së tij, Kiara Tito.
Pavarësisht se ndodhej i kufizuar nga mundësitë (banor në BBV), kjo nuk e ndaloi Luizin që ti dedikonte një këngë mjaft të bukur Kiarës, me titull “Me ty”.
Mirëpo një muaj nga publikimi, sa shikueshmëri ka arritur të numërojë kjo këngë?!
Duke llogaritur këngën e publikuar në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP” (thuajse 9 milion shikime), dhe platformën Youtube (9.3 milion shikime), “Me ty” ka arritur të grumbullonë plot 18.3 milion shikime në vetëm 1 muaj e pak ditë nga publikimi.
Ndërsa në 24 orët e para të publikimit, ky postim theu rekorde duke kapur shifrën me 2.9 milionë shikime.
Kujtojmë se duke marrë parasysh që Luiz Ejlli kishte vite i larguar nga muzika, këto shifra janë mjaft të “frikshme”.
Luizi gjithashtu ka arritur të fitojë dhe plot 600 mijë ndjekës në Instagram që pas hyrjes në BBV.