Dashi
Në muajin mars do të rifilloni shumë gjëra. Venusi edhe në muajin mars vazhdon të japë ndikime të mira. Jupiteri vazhdon kalimin e tij nëpër shenjën tuaj të horoskopit dhe do të qëndrojë me ju deri në muajin maj. Por duhet të theksojmë edhe aspektin e shkëlqyer të Marsit që është guvenatori i planetit tuaj deri në datën 25 mars do të jetë në gjendje t’ju japë energji të madhe. Këta janë yje që mund t’ju japin ambicie të mëdha. Mos lejoni që impulsiviteti dhe nxitimi juaj të kufizojnë atë që mund të bëni. Është më mirë të mos kundërshtoni askënd që mund t’ju ndihmojë në të ardhmen. Mundohuni të jeni largpamës dhe të krijoni kushte të dobishme për rritjen tuaj profesionale dhe formimin personal.
Demi
Muaji mars sinjalizon se pjesa e parë e vitit 2023 po vazhdon të jetë mirë. Periudha më e mirë do të nisë në muajin maj, do të ketë një kulm në këtë pjesë të parë të vitit e cila do të konkretizohet me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj të horoskopit. Yjet e marsit janë në fakt veçanërisht interesante sepse ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie, aleanca dhe të lidhni marrëveshje që mbështesin evolucionin tuaj. Mërkuri është në aspekt të shkëlqyer për të gjithë muajin dhe mbi të gjitha Venusi, planeti i pasurive të vogla, do të hyjë në shenjën tuaj të horoskopit në datën 16 mars. Po vijnë propozimet, po vijnë mundësitë. Mbi të gjitha mos harroni se nga data 7 mars Saturni do të hyjë në shenjë e Peshqve, duke filluar një tranzit të ri që do të sjellë përfitime edhe për shenjën tuaj.
Binjakët
Në muajin mars fillon një periudhë më e ndërlikuar sepse Saturni hyn në shenjën e Peshqve në ditën e shtatë. Do të ketë ndryshime, disa njerëz mund të shohin ndryshimin rrënjësor të gjendjes së tyre. Nuk do të jeni ju ai që do të vendosni për këto ndryshime, por do të jetë disi fati, kushtet e jashtme të mjedisit tuaj që do të transformojnë gjendjen tuaj. Jupiteri është planeti i fatit dhe suksesit, në çdo rast qëndron në shenjën e Dashit deri në muajin maj. Prandaj do të keni kushte të dobishme për të përballuar çdo vështirësi, nuk do t’ju mungojnë burimet për të gjetur zgjidhjet e duhura për problemet tuaja. Ky është muaji i pranverës, tregohuni fleksibël dhe përpiquni të keni gjithmonë një vizion pozitiv dhe optimist për të ardhmen tuaj.
