Shigjetari
Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për ju çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 13. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjese edhe në disa aktivitete të veçanta së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme.
Ditët favorite: 12, 20, 21
Ditët sfiduese: 3, 5, 9
Bricjapi
Jeta juaj nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka në mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta juaj në çift, gjysmën e muajit do jetë e trazuar dhe me debate. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju në fakt sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.
Ditët favorite: 6, 23, 27
Ditët sfiduese: 3, 5, 9