I kanë lënë pas hatërmbetjet ? Iliri dhe Sabiani surprizojnë me veprimet e tyre

Balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani duket se kanë lënë pas mëritë me njëri-tjetrin.

Ish banorët e Big Brother krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë së famshme por gjërat ndryshuan shpejt pasi dolën jashtë dhe raporti miqësor i tyre miqësor u kris.

Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi.

Balerini ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me vajzën e tij Emily në festën e saj të ditëlindjes.

Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani.