Ndarja mes Shakires dhe Pique vazhdon të komentohet dhe të përflitet prej kohësh nëpër mediat online.
Situata u bë akoma më e bujshme kur u zbulua se ndarja erdhi për shkak të një tradhëtie nga ana e Piques.
Së fundmi kanë dalë detaje të reja rreth ish çiftit nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, i cili ka treguar se çfarë po ndodh me dramën familjare të të dy personazheve të famshëm.
“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, i ka shkruar Pique Shakirës, i cili u përpoq të shpëtonte marrëdhënien e tyre.
“Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për 17 ditë për të regjistruar”, i ka thënë ajo, pa e ditur që në realitet futbollisti kishte marrë tashmë një vendim.
“Ajo i ofroi terapi për çifte që ai i refuzoi, kështu që Shakira e kuptoi se nuk do të përmirësojë marrëdhënien, se nuk është një ulje-ngritje, por se ka diçka më shumë. Aty, Shakira vendosi t’i caktojë një detektiv privat për të patur informacione konkrete dhe të sakta për vendet ku ndodhej futbollisti”, tha Jordi.
Pasi këngëtarja u kthye dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi për t’i rregulluar gjërat, ajo dha një deklaratë ku njoftoi procesin e ndarjes nga babai i fëmijëve të saj. Nga ana e tij, Pique heshti, por shumë shpejt “shiu i kritikave” arriti tek ai pasi u mësua se ishte në lidhje romantike me një grua tjetër.