A mos vallë po vjen një beb? Intervista e fundit e Hailey Bieber ngre dyshime të forta

Justin dhe Hailey Bieber janë një nga çiftet me të përfolur të Hollywood-it.

Nga problemet në çift deri tek konfliktete me ishat e tyre, dyshja nuk i kanë shpëtuar dot syrit kritik të mediave rozë.

Gjatë një interviste realizuar së fundmi, Hailey Bieber ka rrëfyer për marrëdhënien e lumtur që ajo dhe Justin kanë.

Hailey nuk u kënaq me kaq por ndau edhe disa komente rreth zgjerimit të familjes së tyre.

Modelja u shpreh tepër e emocionuar për planet e së ardhmes dhe mundësinë për të patur fëmijë me Justin.

Kur fëmijët të vijnë, gjërat do të ndryshojnë. Në fund të ditës, ai është shoku im më i mirë, por duhet ende shumë punë për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Unë e di që kur fëmijët të vijë në familje, do të jetë një periudhë krejtësisht e ndryshme për ne, duhet të gjejmë mënyrën për ta bërë lidhjen të funksionojë bashkë me ta”– u shpreh Hailey.