Kujdesi i flokëve: Cardi B tregon recetën me qepë

Cardi B zbuloi rutinën e saj të kujdesit të flokëve për ndjekësit në Instagram. Po, qepë!

Reperja tregoi se i lan flokët me ujë të zier me qepë. “Në dy larjet e mia të fundit kam zier qepë dhe kam përdorur ujin për të larë flokët,” shkroi Cardi.

“E kam përdorur 6 vjet më parë kur fillova rrugëtimin drejt rritjes së flokëve të shëndetshëm. E lashë sepse u bëra dembele. Nuk ka erë dhe shoh që po i jep shkëlqim flokëve të mi.”

Flokët natyralë të Cardi-t duken të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Funksionon me të vërtetë,” shkruan dikush. Qepët përmbajnë përbërës që mund të ndihmojnë në përmirësimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar, sipas një artikulli të Healthline.

Perimet mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe të trajtojnë alopecian.

Tani, më lejoni të vendos në zjarr një tenxhere me ujë dhe qepë.

https://www.instagram.com/p/ChKqlNsOs5_/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Burimi: /Anabel