Ylli latin me famë botërore J Balvin ka performuar në Kosovë në “Sunny Hill Festival”.
Para nisjes ai i kushtoi disa minuta një përshëndetje për të pranishmit, të cilët ishin me qindra.
Teksa ndodhej para të gjithëve, J Balvin mori në dorë flamurin e Kosovës, duke e ngritur në mes të skenës.
Të pranishmit kanë brohoritur me të madhe këngëtarin, të emocionuar nga ky veprim i papritur.