9 muaj zgjati romanca e Kim Kardashian dhe Pete Davidson!
Kim dhe Pete janë ndarë dhe kanë vendosur të jenë thjesht miq, thonë ekskluzivisht burime pranë çiftit për E! News. Lajmi i ndarjes u konfirmua edhe nga burime të tjera për media të tjera.
Burimi zbuloi se ata kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, por distanca e gjatë dhe oraret e zëna “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”. Ndarja ndodhi diku këtë javë.
Pete e ka kaluar verën në Australi duke punuar për filmin “Wizards!”. Sa për Kim, ajo i është përqendruar fëmijëve – North, Psalm, Chicago dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West – dhe bizneseve.
Në nëntor, një burim konfirmoi për E! News se Pete dhe Kim janë zyrtarisht në lidhje. Por, tani ndoshta “epoka” e Pete ka përfunduar!