Pas zërave që po qarkullojnë kohët e fundit se është në një lidhje me moderatoren Ester Bylyku, Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë.
“Jo, nuk jam në lidhje me Ester. Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën, profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje.
Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast”– ishte përgjigjia e Fisnikut, e cila u duk si një kunjë për moderatoren.
Nga ana tjetër, edhe moderatorja i ka hedhur poshtë thashethemet dy ditë më parë.
Ester ka postuar një shkrim ne InstaStory-n e saj, tek ishte shprehur:
“Nuk jam ne lidhje me asnjë figurë publike”