Kush udhëton shpesh e di mjaft mirë që të papritura ndodhin gjithnjë, që nga anullimi i fluturimeve, ngatërresat e interenareve e të tilla gjëra plot, e rëndësishme është që këto probleme t’i përballosh me kujdes e qetësi sepse pastaj sigurisht ke rrezik që mund të mos e shijosh udhëtimin, aq më keq, pushimet, ashtu sic duhet.
Me një problem udhëtimesh është duke u përballur së fundmi edhe Alketa Vejsiu. Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja e njohur shkruan se ka 5 ditë që i ka humbur valixhja e rrobave nga tranziti në Vjenë, gjë që në fakt është një nga të papritura që udhëtuarët i druhen më shpesh nëpër aeroporte.
E megjithatë Alketa shkruan se edhe pse ka mbetur vetëm me një cantë dore, mbetet një njeri i gëzuar. Po ashtu ajo fton ndjekësit e saj të ndajnë eksperienvat e ngjashme me të, edhe për të kuptuar pak më mirë se kur mund t’i kthehet valixhja. Nëse do t’i kthehet gjatë këtij udhëtimi, gjithmonë…