Donald Veshaj ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për shkak të rikthimit me Bora Zemanin.
Moderatori së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku shkroi se:
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, ku fansat shpërthyen në komente se këto fjalë të ëmbla janë një dedikim për Borën.
Mirëpo ndjekësve nuk i ka shpëtuar ngjashmëria që këto vargje kanë me tekstin e një prej këngëve të ish partneres së tij, Beatrix Ramosaj.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-janë vargjet që Beatrix i dedikoi Donaldit me një këngë që përshkraunte romancën e tyre në BBV.
Edhe pse si Donaldi ashtu edhe Triksa kanë vazhduar me jetën e tyre pas ndarjes, fansat dhe rrjeti vazhdojnë t’i lidhin bashkë në çdo detaj.