Diten e djeshme u be me dije se faqja e “Shiko Kush Luan” në Instagram, e cila kishte mbi 100 mijë ndjekës i është fshirë emri i “Shiko Kush Luan”.
Ne vend të saj, faqja ka marrë emrin e “Dancing with the Stars”, programit që do të nisë së shpejti në Top-Channel dhe që do të ketë si modetatore, Bora Zemanin.
Kështu që investimit 4 vjeçar të Luana Vjollcës dhe një prej programeve më të ndjekura në Top-Channel i erdhi fundi.
Mirepo, Luana nuk e kurseu nje kunderpergjigje pas qarkullimit te lajmeve se faqja e saj ne Instagram ishte fshire, ose te pakten kete la te kuptohet nga postimi i saj i fundit.
Ne pershkrimin e fotove te postuara, Luana kishte zgjedhur te shkruante:
“Mos ja qani hallin kaloresit qe i varen kembet”