Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar e revoltuar ne lidhje me komentet negative qe nje pjese e publikut i drejtojne, qofte ne komente apo mesazhe private.
Me ane te nje postimi te gjate InstaStory, ajo eshte shprehur se do te bllokoje secilin prej komentuesve qe komentojne negativisht dhe u keshilloi qe te bejne dicka produktive ne jeten e tyre, ne vend qe te vjellin vrer ndaj njerezve me te cilet nuk i lidh asgje.
“Pyeteni veten pse po harxhoni minuta jete per te hyr ne profilin tim apo te kujtdo tjeter me zbraz nje mal me gjera qe sigurisht as i fakton dot por qe kur i lexon tregojn me shume sa rast i deshperuar jeni ju sesa per personin qe po shani… Realisht me vjen keq per ju dhe me dhimbseni por skam kohe tju bej moral tek e tek e as tju sheroj prandaj nga une keni BLLOK!!”- ka shkruar Einxhel nder te tjera.