Pas sulmit në koncertin ku performonte, reagon Ava Max: “Jam e shkatërruar!”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max ka reaguar pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj.

Artistja thotë se ndihet e shkatërruar pas ngjarjes së 4 korrikut në Filadelfia, pasi performoi në koncert.

Në një postim në “Instagram”, Ava shpreh ngushëllimet për personat e prekur nga ngjarja.

Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas koncertit në Philly. Nuk e di se ku ka ardhur ky vend. Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme”, shkruan ajo në postimin e saj.

8 persona u shtruan dhe spital dhe dhjetra të tjera morën lëndime të lehta, ndërsa mijëra të tjerë u terrorizuan nga sulmi i 4 korrikut.