Pa prisni pak! Ky filter i Snapchat është bërë pikërisht për Amber Heard?!

Një filter i Snapchat u bë trend në rrjete sociale dhe njerëzit më vonë nisën të pretendonin se platforma ishte frymëzuar nga Amber Heard. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Në internet, nisi të qarkullojë thashethemi se Snapchat është frymëzuar nga aktorja për të krijuar një filter me fytyrë që qan. Videot me personazhe që dukeshin sikur qanin u bënë virale dhe pas kësaj, u përhap edhe thashethemi për fytyrën e Amber Heard.

Referuar komenteve, Snapchat krijoi këtë filter duke marrë për bazë fytyrën e Amber Heard kur qan gjatë dëshmisë së saj në gjyqin përballë Johnny Depp.

@nadiak1998 Or am I just late to the party and everyone knew that? #greenscreenvideo #amberheard #johnnydepp #cryingface #foryou ♬ Oh No – Kreepa


Snapchat ka hedhur poshtë thashethemet në një deklaratë për TMZ duke këmbëngulur se efekti nuk bazohet aspak te aktorja.

Për më tepër, kompania kishte nisur krijimin e tij gjashtë muaj më parë, shumë përpara se Heard të qante në gjykatë.