Këngëtarja Fjolla Morina kanë ngritur dyshime se mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie, bazuar në disa foto të publikuara nga
Në postimin e fundit në Instagram, ajo pozon në një makine ku shihet një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Fjolla në mbishkrimin e fotove vendosi emoji zemre.
Postime të tilla zakonisht i kemi parë kur vajzat surprizohen nga partnerët e tyre.
Këto dyshime vijnë vetëm pak kohë pas ndarjes së saj të bujshme nga biznesmeni Fisnik Syla.
Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Pas gati një viti ta martuar ai dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes, teksa ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes.