Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre! Kylie e bëri të ditur lajmin në Instagram, duke shkruar:
“Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Ne nuk ndiheshim sikur ishte ai. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo. ”
Në 11 shkurt, Kylie zbuloi se ajo dhe Travis e kishin quajtur djalin e tyre Wolf Webster (i lindur më 2/2/22), njoftim te cilin e beri te ditur nepermjet nje postimi ne instagram me shkrimin: “Wolf Webster”.
Pavarësisht kësaj, Jenner – e cila gjithashtu është mamaja e një vajze, Stormi – nuk ka treguar asnjë detaj në lidhje me emrin e ri të djalit të saj, duke e mbajtur këtë pjesë të fshehtë për publikun.
Rikujtojmë se emri “Wolf është emri i një djali me origjinë gjermane”, sipas ‘NameBerry’, ndërsa ‘OhBabyNames’ vëren se, “Shumica e etimologëve besojnë se emri rrjedh nga një pseudonim, mbajtësit e të cilit konsideroheshin njerëz të egër dhe dinakë”.