“Ke ndërmend të gjesh burrë?”, Semi ka një përgjigje epike për ndjekësen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj i ka lënë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje këngëtares me anë të një opsioni ‘ask’ në “Instastory”.

Padyshim që kurioziteti i ndjekësve ishte i madh dhe artistja është ‘bombarduar’ me pyetje, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

Semi nga ana tjetër i është kthyer me sportivitet:

Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

 

Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qëndruan së bashku për 8 vite.