Nje nga teorite qe kan qarkulluar persa i perket “Big Brother VIP” eshte pagesa qe u behet jave per jave banoreve per qendrimin mbyllur ne shtepi.
Bëhet fjalë për një shpërblim me 1500 euro në javë për secilin banor e lidhur me këtë çështje, ka folur ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai është pyetur nëse kjo teori për shpërblimin e banorëve është e vërtetë.
Valoni është përgjigjur duke e mohuar këtë dyshim dhe theksoi se thashethemet nuk ishin të vërteta.
“Jo, jo unë por ashkush dhe këtë e them me plotë bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”.