Ne puntaten e shkuar te “Prime”, ishte lajmeruar nga vete autorja e programit, Olsa Muhameti, se do te kishte nje rikthim per nje perballje, te nje prej cifteve me te dashur te edicionit te kaluar, Andit dhe Jasmines.
Perballja mes tyre ndodhi, ku si perfundim marredheniet mes tyre mbeten te njejta si me pare, ose te pakten keshtu u duk pas perballjes, por Andi dhe Jasmina nuk do te jete çifti i vetem qe do te rikthehet ne skenen e “Perputhen”.
Ishte perseri Olsa Muhameti e cila na vuri ne dijeni se mund te ndodhe nje perballje mes Mevlanit dhe Ledjanes te shtunen e ardhshme.
Me ane te nje pyetesori me ndjekesit e saj ne Instagram, ajo u shpreh se ua ka bere ftesen te dy protagonisteve dhe tashme pritet te shohim nese e kane pranuar apo jo kete perballje mes tyre.