Gjate takimit te Mikeles dhe Julit kishte ndodhur nje revoltim nga ana e ketij te fundit, pasi Mikela e pyeti per orientimin e tij seksual.
Pasi iu be pyetja, Juli e refuzoi kategorikisht duke thene se nuk do qe te permendet fare si teme, pasi paragjykimet nga publiku per kete ceshtje kane qene te shumta dhe Juli nuk donte qe kjo gje t’i permendej edhe nga konkurrentet.
Kjo pjese e takimit nuk u transmetua gjate puntates perkatese, por ishte vendosur qe te diskutohej gjate “Për’puthen Prime”, edhe pse dukej qe Juli nuk kishte rene shume dakort per kete pjese.
Nje debat te madh shkaktoi kjo pjese e takimit, ku shumica e vajzave po i kerkonin Julit qe te shprehte se vertet nuk eshte bi- apo homoseksual, por nga ana tjeter Juli insistonte se kjo pyetje eshte pa sens, pasi ne te kundert ai nuk do te ishte bere pjese e programit.
Por, pas kesaj situate duket se Juli ka marre vendimin drastik persa i perket “Për’puthen”. Gjate nje bisede virtuale me ndjekesit e tij, ai papritur u shpreh se nuk do te jete me pjese e programit.
Arsyen e largimit te tij, ai nuk e permendi ne InstaStory-n, por u shpreh se pas transmetimit te puntates se sotme, do t’i tregoje te gjitha, ndersa ne nje tjeter pergjigje u shpreh: “Nuk jam kavje”, duke na lene te mendojme se ne emision donin te benin “eksperimente” me Julin, gje qe mesa duket ai nuk e ka lejuar duke vendosur te largohet.
Gjithashtu, teksa u pyet per Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, se perse nuk i ndjek me as ne Instagram, Juli u pergjigj se Olsa nuk ua kthen kurre follow-n, ndersa per Arjanin tha se nuk i la vend vetes per te patur respektin e tij.