Që nga pjesëmarrja në “Për’puthen”, Tea Trifoni ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, kryesisht për jetën e saj private, dhe jo vetëm.
Ish-konkurrentja, ka treguar se ka nisur një njohje të re, me një djalë të panjohur nga publiku, që e ka njohur rastësisht në një festë miqsh të përbashkët.
Mirëpo, disa media rozë, kanë publikuar foto të një djali, që siç thuhet është partneri i Teas, duke ngritur aludime madje, se së fundmi janë ndarë.
Por, sot, si rrallëherë, ish-konkurrentja ka reguar për herë të parë lidhur me lajmet rreth saj, marrëdhënies dhe partnerit, duke iu drejtuar ashpër, mediave rozë, që ajo i quan “pseudoportale”. Krahas, fotos, ku duket mesazhi, që Tea i ka dërguar njërës prej mediave, ajo shkruan se është shumë e lodhur nga hamendësimet.
“Më keni lodhur shumë duke më përfshirë në situate që vetëm i hamendësoni. Aspak korrekte dhe humane! Vazhdon e vazhon të ndodhë gjithë kohën dhe unë nuk u jam përgjigjur kurrë sepse secili ka mënyrën e vet me të cilën ushqehet… Por jo kur arrin në cenime provatësie, dinjiteti dhe shitje lajmesh dhe emrash në shumicën e rasteve të rreme”, shkruan Tea ndër të tjerash, në reagimin e saj të gjatë.
Ajo i bën thirrje ndjekësve që të mos besojnë këto “pseudoportale”, duke shtuar se nëse do të ketë diçka të re në jetën e saj, ajo do t’ia thotë vetë.