Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë ku një shqiptar 38-vjeçar, me origjinë nga qyteti i Tepelenës ra pre e një atentati në Athinë dhe ndërroi jetë në spital.
Viktima, i njohur si Keli kishte marrë katër plumba, dy në kokë e dy në bark dhe nuk mundi që tu rezistojë dot plagëve të shkaktuara prej tyre.
Dëshmitarët okularë të krimit kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me autorin.
Ata janë shprehur për mediat se autori që shkrepi armën mbante veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.
Viktima kishte në pronësi një klub nate dhe ishte i njohur për autoritetet pasi ishte hetuar për trafik droge dhe prostitucion.
Keli po pinte kafe në barin ‘Dejavu’ që menaxhohej nga vetë ai në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në Athinë, kur u qëllua një natë më parë.
Tashmë hetimet kanë nisur dhe pista kryesore është ajo e pazareve të drogës
Burimi: /News-31