Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku ditën e sotme kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Vetë Rudina ka publikuar foto në Instagram duke na treguar momentin e rëndësishëm të jetës së saj, ku shihet në altar.
“Kemi Zotin dëshmitar!”- shkroi Rudina krah postimi, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit
Ndërkohë, aktorja ka rrëmbyer gjithë vëmendjen me fustanin e saj të nusërisë.
Ndryshe nga nuset e zakonshme, Rudina ka vendosur në bel një rrip-korse të zezë, duke ardhur me një kombinim shumë të veçantë.
Po ashtu, ajo ka vendosur një palë vëthë të mëdhenj me gurë të zinj aspak diskretë. Fustani i Rudinës është dizenjuar nga motra e saj dhe përfshin detajet e veshjeve tradicionale të malësisë.
Shumë urime çiftit!