Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar ku kanë diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. Edhe këtë vit ndjekja e procesit mësimor do zhvillohet nën respektimin e rregullave antiCovid.
Në masat që duhet të merren për të siguruar shëndetin e nxënësve dhe mësuesëve, është ndjekja me rigorizitet e orarit të hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetrin, ndërkohë që mbajtja e maskave është e detyrueshme.
Po ashtu, për çdo klasë në varësi të turneve dhe orarëve, do të qarkullojë më grafikë për të shmangur kontaktet me nxënësit e tjerë. Edhe mësuesit do të jenë të kushtëzuar pasi do të duhet që të respektojnë distancimin social për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.
Sakaq, Ministria e Arsimit ka përgatitur disa variantë për ndjekjen e mësimit. I pari, është ai me prezencën fizike në klasë; varianti i dytë është ai që u ndoq gjatë vitit të shkuar nga zonat jo shumë të prekura, një javë në klasë dhe një javë në shtëpi, ndërsa i treti është që edhe ky vit shkollor të jetë online.
/News31