Thonë se “Jo çdo gjë që shkëlqen, është e artë”. E kjo shprehje duket se gjen shumë vend sidomos në botën e medias e televizionit.
Personazhe të shumta kanë treguar se pas kamerave gjërat nuk janë aq të bukura dhe të pastra sa i shohim në ekran. Edhe moderatorja e dashur shqiptare, Fiori Dardha ka pohuar disa herë se shumë personazhe nuk janë në realitet siç paraqiten në sytë e publikut.
Së fundmi, Fiori ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku ka treguar më shumë se çfarë ndodh pas dyerve të televizioneve.
Mes shumë pyetjeve, dikush e ka pyetur nëse ka intriga në televizion. Dhe Fiori i është përgjigjur:
“Pyetje është kjo?! Ja përshembull: ti mund të jesh duke bërë grimin për të regjistruar programin që të është besuar, ndërkohë që një rivale (që insiston të të marrë projektin), përdor miqtë e saj nëpër portale për të publikuar tituj që të të prishë terezinë. ‘Kush do ta prezantojë këtë projekt Filania, apo Fistekja?’. Vjen një moment që mësohesh me këto paçavure dhe vetëm qesh me tentativat e tyre të dëshpëruara!”, është përgjigjur ajo.
Po, miqësia e vërtetë ekziston në televizion. Sipas moderatores, në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent.
“Në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent! Nëse ndiejnë se mund t’i eklipsosh, kthehen në hiena!”, ka treguar ajo.
Kujtojmë se shumë shpejt Fiori do të nisë një emision të ri investigativ në televizionin “MCN TV”. Ajo vendosi të ndryshonte elran për këtë sezon të ri, pasi për një kohë të gjatë drejtoi programin “Boom” në “Ora News”.