Bora Zemani është kthyer në një nga moderatoret më të ndjekura me emisioni Përputhen. Së fundi Bora ka qenë e ftuar në Top Albanio Radio ku ka folur më shumë për konkurrentët dhe emisionin.
E pyetur nga Eno popi se nëse do të ishte në vend të Arjanit a do kishte diçka për ti thënë njërit prej konkurrentëve ajo është shprehur:
“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast.
Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike…nuk e di, ndonjëherë revoltohem kur dy flasin me njëri-tjetrin dhe nuk e respektojnë njëri-tjetrin.“