Gilbertës iu dha mundësia të zgjidhte një nga zotërinjtë për një takim katër minuta në studio, takimi i parë ky i “PërPuthen 40”.
Ajo zgjodhi Samiun, duke treguar kështu interes për ta njohur pak më shumë atë.
Ata patën së bashku një bisedë shumë të bukur, ku treguan më shumë nga vetja.
Gilberta tha se e zgjodhi Samiun pasi dëgjoi se ai shkruante dhe lexonte libra, ndërsa, Samiu gjeti një detaj që i lidhte ata të dy, qytetin e Lushnjës, origjinën e Gilbertës.
Kjo pasi Samiu tha se babai i tij ishte nga Lushnja.