Ashtu sikurse ishte paralajmëruar Tea dhe Bearti ishin sonte të ftuar në Për’puthen Prime, ku kanë folur rreth lidhjes së tyre. Ndonëse prania e tyre shkaktoi shumë debate në rrjet, duket se çifti ka zgjedhur çdo problem me produksionin dhe sot gëzojnë raporte shumë normale. Bora tha se kanë vendosur mos të fokusohen tek e shkuara, por tek e ardhmja. Gjë kjo e cila u pohua nga çifti. Ata rrëfyen gjithë historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te skandali.
“Ndihem çuditshëm që jam sërish këtu. Më vjen mirë që kemi qetësuar gjakrat dhe ndihem mirë që kam ardhur sërish për të folur për lidhjen time. Duket sikur njohja jonë ka ndodhur vite më parë. Klipi më ngjalli të njëjtat emocione si më parë“
Arjani tregoi se ai ishte bërë shkak që Tea të zgjidhte Beartin në takimin e parë dhe të dy ata i kishin thënë se nuk kishin asnjë të përbashkët me njëri-tjetrin. Mirëpo, më pas rezultoi e kundërta. Bearti tha se pëlqimi nisi nga takimi i parë dhe kërcimi i tyre në studio. Më pas, kanë nisur të flasin dhe pa e kuptuar filluan të gjenin veten përballë njëri-tjetrit. E para që kishte thënë “Të dua” ishte Tea, gjë kjo e pranuar edhe më parë prej saj.
Kjo e fundit tha se kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe ndajnë të njëjtat mendime. Ndërsa, gjëja që s’i pëlqen te Bearti është impulsiviteti. Ky i fundit nga ana tjetër tha se ende dridhet kur e sheh atë, si në fillimet e lidhjes. Teksa, shtoi se e kanë të lehtë ta kuptojnë njëri-tjetrin. Çifti rrëfeu se ka në plan të jetojnë në Prishtinë, ndonëse Tea preferon të jetojë në Tiranë. Megjithatë, ende nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata po ashtu mohuan edhe lajmet se mund të jenë fejuar në fshehtësi.
Për tu habitur është fakti se Andi nuk u përmend asnjëherë, ndonëse Tea doli çift me të nga programi. Madje, në një moment, Arjani teksa fliste për të dhe Tean, as nuk ia tha emrin, por e cilësoi si “ai djali tjetër”.
Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi se ajo nuk ka asnjë plan të jetë botës së televizionit. Ndër të tjera, ajo foli edhe për marrëdhënien me Andin dhe lidhjes së saj me Beartin. Nga ana tjetër, kujtojmë se këtë të dielë ishte nata e fundit e Për’puthen Prime, që kishte rezervuar goxha surpriza që nga prezantimi i konkurrentëve të parë të “Për’puthen +40“, tek përballja Antonela, Mevlan, Lediana dhe zbulimi i puthjes mes Atdheut dhe Antonelës.